☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.99 ▲0.11%
ARI 4,589 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,211 ▼ -0.24% ETH $2,047 ▼ -0.02% XRP $1.3192 ▼ -2.63% SOL $82.8600 ▼ -0.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.99 ▲0.11 % ARI 4,589 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

SHBA, Scott Walker: Po, do të garoj për president!

Guvernatori i Uiskonsinit, Scott Walker bëri publik mëngjesin e së hënës vendimin e tij për të garuar për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Po, unë do të garoj, sepse amerikanët kanë nevojë për një lider që të luftojë për ta dhe të fitojë për ta”, ka thënë Walker përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Guvernatori i Uiskonsinit konsiderohet një kandidat i rëndësishëm në garën e republikanëve për nominimin e kandidatit për president. Ai ka përballë 14 rivalë që e kanë nisur garën shumë më herët.

“Amerika ka nevojë për një lidership të ri e të freskët, me ide të mëdha nga jashtë Uashingtonit, për t’i realizuar objektivat”, ka thënë më pas Walker në një video të postuar në Youtube.

Walker shpreson të nxjerrë në pah aftësitë e tij si një guvernator konservator i një shteti, ku ai ka fituar tre zgjedhje në një hark kohor prej 4 vjetësh, përfshirë këtu një fitore në një kontest me sindikatat e punës pas rizgjedhjes në vitin 2012.

Gjithashtu, rrënjët evangjeliste të Walker, babai i të cilit ishte ministër për Pagëzimin, mund t’i japin atij një shtysë të fortë në votimet për nominim në shtetin e Ajouas, ku ai ka jetuar për 7 vjet kur ishte fëmijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.