☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,644 ▲ +0.29% ETH $2,157 ▲ +1.02% XRP $1.4386 ▼ -0.54% SOL $90.1300 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Shëndetësi, Rama: Nëpërmjet check-up, të dhëna të rëndësishme drejt mbulimit universal

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte sot në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, për të parë nga afër zbatimin check-up në kabinetet e kësaj qendre të parashikuara për këtë qëllim.

Kryeministri u takua dhe bisedoi me mjekët e qendrës dhe qytetarë të rastësishëm që ndodheshin aty për bërë check-up, shumica prej të cilëve për herë të dytë.

Doktoresha Rudina Gjini, duke shpjeguar procesin, bëri të ditur se interesi i qytetarëve është në rritje dhe numri i atyre që realizojnë check- up sa vjen dhe shtohet. Mjekja u shpreh se një punë të rëndësishme bindëse në këtë drejtim kanë realizuar edhe mjekët.

“Qendra jonë është qendra më e madhe në Tiranë, me një personel prej 114 vetash. Kemi një popullatë prej 80 mijë banorësh, ku përfshihen dy njësi bashkiake 3 dhe 4. Pjesëmarrja sa vjen e shtohet. Muajt e parë patëm probleme sepse njerëzit nuk e kuptonin që mund të shkohet tek mjeku edhe kur je i shëndetshëm. Është hera e parë që bëhet profilaksi në Shqipëri. Kjo është gjëja më e mirë dhe ne që jemi mjekë e kuptojmë rëndësinë e kësaj vlere. Po mundohemi ta thyejmë mentalitetin”, u shpreh mjekja.

Qendra shëndetësore nr  10 FOTO 1Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëpërmjet check up krijohet për herë të parë, një bazë të dhënash shumë e rëndësishme për të vijuar punën për sistemin e shëndetësisë me mbulim universal.

“Ne jemi shteti i vetëm në rajon dhe në Europë që nuk kemi një kartelë shëndetësore të popullatës dhe duke mos patur të tilla, nuk dimë se cila është situata e përgjithshme dhe kush janë sëmundjet më problematike, çfarë duhet të bëjmë me politikat më tej, etj. Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë, pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre. Kurse këtu gjithçka u zhduk. Do të ishte mirë ta bënim për të gjithë popullsinë, por jemi fokusuar tek grupmosha 40-65 vjeç sepse aty shfaqen zakonisht problemet e fillesave me sëmundjet”, tha Rama.

Sipas tij, të gjithë përfitojnë kur informohen, por është edhe një e mirë e përbashkët, sepse krijojmë një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, d.m.th. falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi”, u shpreh Rama.

Qendra shëndetësore nr  10 FOTO 3Qendra shëndetësore nr.10, është qendra më e madhe në Tiranë që mbulon një zonë prej rreth 80 mijë banorësh, të njësive bashkiake 3 dhe 4, në kryeqytet, nga të cilët 20 mijë janë të grupmoshës 40-65 vjeç. Personeli prej 114 mjekësh, shërben gjatë gjithë ditës, me dy turne. Kontrolli bazë shëndetësor përfshin vlerësimin e riskut shëndetësor për 7 çështje të rëndësishme të shëndetit të çdo qytetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.