☁️
Tiranë 8°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.74 ▼0.14%
ARI 4,593 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,434 ▲ +0.1% ETH $2,059 ▲ +0.58% XRP $1.3226 ▼ -2.17% SOL $83.2700 ▼ -0.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.74 ▼0.14 % ARI 4,593 ▲0.77 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.74 ▼0.14 % ARI 4,593 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kryeartikull

SHËNIM: Letra që na bëri “Hahn pa porta”

Tani që shumëçka është hedhur pas krahëve, ndoshta askujt nuk ja “ndjen” për një copë letër falënderuese që komisioneri i Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, u dërgoi faktorëve kryesorë politikë në Tiranë, kryeministrit, kreut të kuvendit dhe kreut të opozitës.

Por ishte pikërisht ajo letër që shkaktoi një pështjellim dhe kaos të çuditshëm (edhe për standardet tona), ditën e enjte të 21 korrikut. Parlamenti priste të mblidhej për të votuar paketën kushtetuese të reformës në drejtësi, ndërsa publiku ishte i bindur se tashmë pjesa e mbetur e kalvarit negociues ishte thjesht rutinë kartonësh me ca duartrokitje në fund.

E dimë se nuk ndodhi kështu. Partia Demokratike befasisht kishte dalë me disa “sqarime” të reja. Nuk është vendi këtu t’u rikthehemi pretendimeve të Lulzim Bashës, por nuk mund të mohohet se kryefjala e përdorur ishte: “Ja, siç e thotë dhe komisioneri Hahn në letrën e tij: Ndërkombëtarët kanë vetëm rol rekomandues…”.

Dhe komisioneri vërtet e thoshte diçka të tillë në ato 15 rreshta tekst. Me gjasë që shumë shqiptarëve me leximin e atij paragrafi, u erdhi në mend një ritual i lodhur, i vjetër, i zvargur, i mërzitshëm… Me raportet e BE-së, apo OSBE, apo ODIHR-it, që “rekomandonin” pa fund për standardet, për zgjedhjet, për ndreqjen e gabimeve apo defekteve, që diku kritikonin e më poshtë lëvdonin, e ku secila forcë politike shqiptare gjente rreshtin e vet të zemrës dhe e lakonte e zgjedhonte një vit rresht.

“Prapë rekomandime? Ore këta po tallen? Mirë ne popullin e thjeshtë na kanë mashtruar e nuk kemi takat, por do vërë dorë ndonjëri nga ‘miqtë e mëdhenj’ t’i detyrojë këta mashtruesit tanë?”, do ketë menduar shumëkush.

Nuk mund ta dimë kush e hartoi letrën e komisionerit të nderuar. Në këtë reformë të sapovotuar, roli ndërkombëtar është shumë më shumë se rekomandues, edhe pse detajet duhet t’i shohim kur të fillojë zbatimi i saj. Shumë më pak se ne, me siguri që duhet të dijë zyrtari i lartë i BE-së, që reformën shqiptare të drejtësisë, në axhendën e tij e ka një nga qindra pikat e rendit të ditës. Por mbetet fakt që ajo letër çorientoi Tiranën politike, mediatike dhe të opinionit publik në përgjithësi. Vuvosi për ca orë të mira ambasadorët kyçë të reformës dhe çatrafiloi njerëzinë.

Ç’pati i nderuari komisioner që nuk hartoi një falënderim më “të thatë”, pa kaq shumë detaje që rrezik as vetë nuk i njihte? Ndonjë i prirë pas konspiraconeve, mund të thoshte se politikani i djathtë austriak Johannes Hahn i bëri shërbimin e fundit miqve të Tiranës. Por nuk e besojmë.

Vetëm se ajo letër, të paktën për një ditë e bëri Tiranën politike “Hahn pa porta”….

Nga Gazeta Dita

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.