Kronika

Sherr me sëpatë për gërvishtjen e një makine në Burrel

Gërvishtja e makinës për pak ka shkaktuar një tragjedi në qytetin e Burrelit, tragjedi që fatmirësisht u shmang nga ndërhyrja në kohë e forcave të policisë.

Dy persona, Astrit Xhetani, 41 vjeç dhe Gëzim Alimani, 24 vjeç, që të dy banues në Burrel, dhunuan me mjete të forta dhe sende prerëse, përfshirë këtu edhe një sëpatë, dy binjakët 21-vjeçarë me inicialet E.M. dhe V.M.

Shkak i dhunës është bërë fërkimi i makinës me të cilën po udhëtonin dy autorët me motoçikletën e të dëmtuarve.

Fatmirësisht forcat e policisë kanë ndëhyrë në kohë duke shmangur tragjedinë dhe pas arrestimit në flagrancë të dhunuesve është bërë menjëherë shoqërimi për në spital i dy binjakëve. Aktualisht ata ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të rënda në trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button