Sherr në komision për teatrin, ikën opozita, maxhoranca voton
Maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit. Mes palëve janë shkëmbyer akuza të forta.
Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit dhe ka bërë amendime në ligjin për teatrin duke pranuar tashmë garë, ndërsa opozita ka kërkuar të mos bëhen arnime në ligj. Pas debateve deputetët e opozitës kanë lënë mbledhjen, ndërsa maxhoranca ka votuar e vetme nen për nen ndryshimet ligjore.
DEBATET
Vokshi: Ky është një arnim i ligjit Rama-Fusha. Ligji Rama-Fusha është anti-kushtetues
Bardh Spahia: Nuk rrihet t’u llap gjithë ditën.
Tabaku: Të gjithë duhet t’u kërkojmë falje qytetarëve. Që keni kaluar një ligj pa procedurë dhe sot sillni një ligj tjetër.
Spahia: O Shalsi mos na trego edukatën, është turp për ty. Është turp të ndalosh opozitën.
Shalsi: Dokumentin ia dërguam Autoritetit të Konkurrencës. Kërkojmë mendim nga Autoriteti i Konkurrencës
Braimllari: Je legen, ordiner.
Alibeaj: Votuat pranimin e dekretit të presidentit, që rrëzon ligjin. Ju ka futur Fusha dhe Rama në xhep. Përfitoni se s’ka Gjykatë Kushtetuese. I vutë minat Kushtetueses, tani doni të minoni Teatrin Kombëtar. Po vidhni kompetencën e presidentit.