Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,416 ▲0.68%
DOW 52,162 ▲0.96%
NASDAQ 25,783 ▲0.77%
NAFTA 70.37 ▼3.88%
ARI 4,021 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,566 ▼ -3.41% ETH $1,631 ▼ -2.11% XRP $1.0641 ▼ -3.5% SOL $67.7900 ▼ -1.98%
S&P 500 7,416 ▲0.68 % DOW 52,162 ▲0.96 % NASDAQ 25,783 ▲0.77 % NAFTA 70.37 ▼3.88 % ARI 4,021 ▼3.1 % S&P 500 7,416 ▲0.68 % DOW 52,162 ▲0.96 % NASDAQ 25,783 ▲0.77 % NAFTA 70.37 ▼3.88 % ARI 4,021 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Sherr në pazarin e vjetër të Korçës, një i plagosur me thikë dhe dy të lënduar

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në pazarin e vjetër të Korçës, ku janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në pazarin e vjetër të Korçës, ku janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.

Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige.

Të tre personat janë transportuar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plota të sherrit.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur fillimisht si një debat verbal mes palëve, por situata ka degraduar më pas në përdorimin e karrigeve të lokalit. Gjatë përplasjes, njëri prej personave ka marrë një thikë nga ambienti i lokalit dhe ka plagosur një prej të përfshirëve.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor, i cili do të marrë dëshmitë e të përfshirëve dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Njoftimi i policisë

“Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Plagosje me th*kë në pazarin e Korçës. Të përfshirë dy pronarë lokalesh dhe 1 tjetërNgjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve. Pas kësaj njëri prej tyre ka marrë një thikë. pic.twitter.com/V0B4HmDglu

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.