Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mesditën e sotme në zonën e njohur si “Rruga e Cipave”, në Vlorë.
Sipas raportimeve, disa persona janë përfshirë në përplasje fizike për arsye ende të paqarta dhe si pasojë, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas burimeve, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykes, plagë të cilat kanë rezultuar fatale. Ai është transportuar në spital por nuk ka arritur t’i mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.