☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.15 ▼1.44%
ARI 4,995 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,039 ▼ -0.48% ETH $2,320 ▼ -0.43% XRP $1.5226 ▼ -0.43% SOL $94.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.15 ▼1.44 % ARI 4,995 ▼0.26 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.15 ▼1.44 % ARI 4,995 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Sheshel: Rroftë Serbia e madhe

Simboli i spastrimit etnik, lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, është kthyer nga Gjykata e Hagës, ku ka qenë i akuzuar për krime lufte. Me këngë për Kosovën, në një rrëmuje totale, rreth një mijë simpatizantë besnikë kanë dalë për ta pritur liderin e tyre.

seselji-serbiSheshel është liruar nga Gjykata e Hagës pas rreth 12 vitesh. Ka qenë i akuzuar për krime lufte, krime ndaj njerëzimit, spastrime etnike dhe organizim të vullnetarëve për luftë. Por, ky është edhe një gjykim i Hagës, që nuk ka marrë epilogun përfundimtar. Sheshel thuhet se është me kancer dhe është liruar për shkaqe shëndetësore, pasi Serbia ka dhënë garanci për të. Por, nuk është pritur nga asnjë zyrtar i shtetit.

Ai, më vonë në fjalimin e tij, tha se kryeministri Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti Tomislav Nikoliç janë tradhëtarë.

“Kur kanë ardhur këta tradhëtarë në pushtet, kanë çuar ministrat e tyre në Hagë dhe nuk kanë bërë asgjë. Kurrë nuk kanë shtruar pyetjen e ligjshmërisë së Gjykatës së Hagës”, tha Vojisllav Sheshel, kryetar i Partisë Radikale të Serbisë.

Ikonografia çetnike serbe dëshiron të rrëzojë pushtetin dhe të realizojë ëndrrat e saj.

Sandra Orloviç, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, thotë se Haga është dorëzuar.

“Vojisllav Sheshel ka arritur që vëmendjen, nga krimet e tij, ta çoj tek ideologjia e tij dhe tezat se bëhet fjalë për një gjykatë, që ka për qëllim të gjykojë vetëm serbët dhe se bëhet fjalë për një komplot ndërkombëtar antiserb”, tha Sandra Orloviç, Fondi për të Drejtën Humanitare.

Partia e Vojisllav Sheshel mbeti jashtë Parlamentit, pasi nga ajo u nda “kumbara” e tij, ajo e Presidentit Nikoliç. Edhe në aeroport pati fyerje në llogari të qeverisjes.

“Kthimi iVojisllav Sheshel paraqet problem jo vetëm për Serbinë, por edhe për rajonin. Ndërkaq, një nga temat më interesante të kthimit të tij do të jetë paraqitja e kryeministrit Vuçiç dhe Presidentit Tomislav Nikoliç, të cilët dikur kanë qenë pjesë e rëndësishme e partisë së tij”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.