☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,593 ▼0.29%
DOW 46,499 ▼0.37%
NASDAQ 21,901 ▼0.44%
NAFTA 114.33 ▲1.71%
ARI 4,699 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,762 ▼ -1.16% ETH $2,101 ▼ -1.6% XRP $1.3087 ▼ -2.26% SOL $80.0600 ▼ -1.97%
S&P 500 6,593 ▼0.29 % DOW 46,499 ▼0.37 % NASDAQ 21,901 ▼0.44 % NAFTA 114.33 ▲1.71 % ARI 4,699 ▲0.3 % S&P 500 6,593 ▼0.29 % DOW 46,499 ▼0.37 % NASDAQ 21,901 ▼0.44 % NAFTA 114.33 ▲1.71 % ARI 4,699 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sheshi “Skënderbej” në finalen për çmimin e madh të BE, Rama: E paimagjinueshme pak kohë më parë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi të paimagjinueshme deri shumë kohë më parë pjesëmarrjen e Shqipërisë me sheshin “Skënderbej” në finale për çmimin më prestigjioz të arkitekturës bashkëkohore europiane.

Duke iu referuar skeptikëve, kreu i qeverisë citon një shprehje popullore: Qentë le të lehin vazhdimi dihet.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. Qentë le të lehin vazhdimi dihet”, shprehet Rama.

Komisioni Europian dhe fondacioni ”Mies van der Rohe” njoftuan pesë finalistët në garë për çmimin e Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore Mies van der Rohe, ku janë përzgjedhur, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Shqipëria.

Në pesë finalistët në garë, Tirana përfaqësohet me sheshin ”Skënderbej”, ndërkohë që më pas renditen PC CARITAS, Plasencia Auditorium and Congress Centre, Terracehouse Berlin dhe Transformimi i 530 banesave në Grand Parc Bordeaux.

Në muajin prill, juria do të vizitojë të pesta punët në garë për të përzgjedhur fituesin e çmimit. Po kështu një çmim tjetër do të ketë edhe për arkitektët në garë.

Fituesit do të njoftohen në fund të po këtij muaji.

Ceremonia e marrjes së çmimit do të bëhet më 7 maj 2019 në pavijonin e Mies van der Rohe në Barcelonë.

Sheshi i ri “Skënderbej” u përurua më 10 qershor 2017. Ai përfaqëson një ndërthurje mes pjesës së ngurtë dhe asaj të gjelbër dhe të pyllëzuar, duke ruajtur fort simbolikat kombëtare dhe historike që mbart. Në vitin 2018 ky shesh u vlerësua me çmimin europian të Barcelonës për hapësirën më të bukur publike të ndërtuar në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.