Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,843 ▲ +0.91% ETH $2,240 ▲ +1.05% XRP $1.3449 ▲ +0.22% SOL $84.1100 ▲ +0.61%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Film

Shfaqet filmi Besa në Londër-Mal Berisha: Shqipëria, i vetmi vend që mbrojti hebrenjtë nga nazistët

Në Ditën Ndërkombëtare të kujtesës së viktimave të holokaustit, është shfaqur në Londër filmi “BESA – The Promise”, kushtuar heroizmit të shqiptarëve në mbrojtjen e hebrejve gjatë kohës së Holokaustit.

Besa_Camden068-600x400Në aktivitetin e organizuar nga Kryetari i Bashkisë Camden Town, i Londrës,  Lazzaro Pietragnoli, ishin të ftuar dhe merrnin pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Lirim Greiçevci.

Filmi u shfaq në një nga qendrat më të mëdha hebraike të njohur si Jewish Center 3. Në këtë mbrëmje u nënshkrua një deklaratë për mardhëniet ndërfetare në kushtet e sotme.

Ambasadori Mal Berisha mbajti një fjalim në të cilin dha një pamje të shkurtër të mënyrës se si shqiptarët i mbrojtën hebrejtë në atë kohë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

BESA – The Promise, është vetëm një nga shembujt e shumtë të fisnikërisë dhe virtytit shqiptar të cilët rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jo vetëm hebrejtë e Shqipërisë por edhe qindra tjerë të cilët e gjetën Shqipërinë si një vend që i mbrojti, i strehoi, i ushqeu dhe i përcolli siç e kërkon Kodi i Besës dhe Mikëpritjes Shqiptare.

Besa_Camden052Shqipëria, tha Ambasadori Berisha ai, nuk është vendi që kishte më shumë hebrej në Europe, por është i vetmi vend që nuk lejoi të binin në dorën e nazistëve asnjë hebre, qoftë vendas qoftë i strehuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.