Kronika

Shi dhe borë, ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve: Ja akset ku duhen zinxhirët

Autoriteti Rrugor i Rrugëve ka njoftuar mbi situatën e rrugëve nacionale të vendit, pasi në disa zona janë rikthyer reshjet e borës. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, ndërsa ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse.

NJOFTIM MBI GJENDJEN E AKSEVE NACIONALE

🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
🚜Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës 🚧
👉Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.
⚠️Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës 🌨
👉 Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. ⚠️Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🌨
👉Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve 🗻
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button