☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.13 ▼0.11%
ARI 4,117 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,548 ▼ -2.09% ETH $1,664 ▼ -3.28% XRP $1.1081 ▼ -1.47% SOL $69.4700 ▼ -3.21%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.13 ▼0.11 % ARI 4,117 ▼0.79 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.13 ▼0.11 % ARI 4,117 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Interpol Tirana ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, duke bërë të mundur ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin E. L., 35 vjeç, i lindur në Tropojë, i cili dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që operonte përmes mashtrimeve në Call Center.

Sipas hetimeve, ky grup u ka shkaktuar qytetarëve një dëm ekonomik prej rreth 187 mijë eurosh.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit “The Wanted”.

Në korrik të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Nga hetimet rezulton se E. L., së bashku me persona të tjerë, të organizuar si grup, përmes një Call Center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste dhe tentativa mashtrimi kompjuterik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.