SHKB arreston 2 policë të Qarkullimit, i morën ryshfet emigrantit në vend të gjobës
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga 2 punonjës të policisë rrugore me akuzën “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”,
Për 2 punonjësit e Policisë Rrugore, Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku kishte bërë kallëzim shtetasi A.V., emigrant në Itali. Efektivët e Policisë, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash drejtuesit të mjetit A.V., në këmbim të mosmarrjes së masave ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara.
Nga hetimet e kryera pas marrjes së denoncimit, SHKB duke përdorur metoda speciale bëri dokumentimi ligjor të disa rasteve të veprimeve korruptive të punonjësve të Policisë, Hasanaj dhe Dafku, ndaj shtetasve të ndryshëm.
Tema:
headlines



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.