Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,490 ▲ +0.7% ETH $2,147 ▲ +0.51% XRP $1.4443 ▼ -0.16% SOL $89.9100 ▲ +1.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Shkëlqimi dhe rënia e Canit; nga qëndrimi për taksat, te koncesioni i TVSH

aaa“Shqipëria, nga një institucion ndërkombëtar dhe nga më me vlerë, merr notë kaluese dhe vlerësim pozitiv”. Kjo ishte dalja e fundit publike e Shkëlqim Canit si ministër i Financave.
Në studion e Top Channel, ai komentoi vlerësimin e “Standard & Poor’s”, që sot mund të shihet edhe si vlerësimi përcjellës për punën e tij dyvjeçare.
Largimi i Canit përkon me disa zhvillime. I pari pritet të mërkurën, kur FMN-ja me gjasë do të firmosë marrëveshjen e radhës me qeverinë. Por shkarkimi i Canit vjen gjithashtu një ditë pas publikimit të një raporti tepër kritik të “Crown Agents”.
“Për periudhën Janar-Mars 2015, në portet e vendit janë importuar 2 milionë litra naftë pa akcizë. Janë konstatuar 120 raste, ku nafta vendase është tregtuar jo në përputhje me ligjin, për një total prej më tepër se 48 mijë litra”, thuhet në raportin e “Crown Agents”.
Ecuria e të ardhurave ka qenë ndoshta pika, në të cilën qeveria është sulmuar më fort, jo vetëm nga opozita, por edhe zëra të tjerë të brendshëm në mazhorancë. Në rrafshin politik, Edi Ramës i është dashur të mbajë mbi veten, koston e akuzave të forta nga opozita për evazion në përmasa të mëdha.
“Vetëm vitin e kaluar iu mori shqiptarëve 1/3-tën e buxhetit për xhepat e tyre. Janë 400 milionë dollarë në Tatime e Dogana, për të cilat doli edhe ‘Crown Agents’ që ua tha sesi bëhej kontrabanda e naftës për një vit”, është shprehur Basha gjatë emisionit “Top Story”.
Por Top Channel ka mësuar se, këto ditë ka pasur edhe zhvillime të tjera jashtë vëmendjes së publikut.
Të hënën, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i është drejtuar me një letër ish-kolegut të tij Cani, ku i kërkon uljen e rentës për industrinë minerare, e cila po përjeton një moment të vështirë, si rezultat i rënies drastike të çmimeve.
Gjiknuri i kërkon Canit të lehtësojë fort këtë industri, e cila për koinçidencë është e përqëndruar pikërisht në zonën elektorale të vet Canit. Por Top Channel ka mësuar me siguri të plotë se, lobi i industrisë nxjerrëse të kromit ka shtuar presionin ndaj qeverisë dhe Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, edhe me mbështetjen e disa deputetëve të mazhorancës, kryesisht nga LSI.
Aleati më i madh i Shkëlqim Canit këto dy vite e gjysmë ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka përshëndetur qëndrimet e ministrit për zbatimin rigoroz të marrëveshjes. Por Cani ka për epror Edi Ramën, idetë “risi” të të cilit, si dhënia me koncesion e TVSH-së, binin ndesh me natyrën konservative tashmë të ish-ministrit të Financave.
Ashtu si në rastin e “Crown Agents”, edhe në projektin e e koncesionit të TVSH-së duket se, profesori 60-vjeçar i Ekonomisë nuk ka qenë aq optimist sa shefi i tij.
A kanë qenë këto zhvillime, ato të cilat përcaktuan fatin e ish-ministrit të Financave? Një gjë është e sigurtë. Në linjën e koncesioneve dhe ideve të tjera inovative të kryeministrit, Arben Ahmetaj do të jetë një ministër Financash shumë më fleksibël.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.