☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.72 ▼0.16%
ARI 4,591 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,472 ▲ +0.04% ETH $2,059 ▲ +0.67% XRP $1.3210 ▼ -2.44% SOL $83.3800 ▼ -0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.72 ▼0.16 % ARI 4,591 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,3%, të gjithë tregtisë/ Partnerët kryesorë tregtarë Italia, Turqia, Greqia dhe Kina

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë 64,3%, të gjithë tregtisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në muajin korrik të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 59,5% të importeve gjithsej.

Në korrik eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten 56 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën kryejmë 33,1% të vëllimit të tregtisë, më pas vjen Turqia me 7,6%, Greqia me 7,5% dhe Kina me 7,1%.

Në muajin korrik, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun e 2019-a janë Çekia, Serbia dhe Rumania.

Sipas INSTAT-t, eksportet drejt Çekisë u rritën me 14,7%, drejt Serbisë me 42,5%, dhe drejt Rumanisë me 12,1%.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 16,9%, Kosova me 13,4 % dhe Spanja me 7,3%.

Sa i përket importeve, në muajin korrik të këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe, në krahasim me korrikun e 2019-s janë Turqia me 23,1%, Kina me 3,3% dhe Maqedonia e Veriut me 29,8%.

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 7,6%, Greqia me 5,1% dhe Gjermania me 3,6%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.