☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,094 ▲ +0.15% ETH $2,260 ▲ +0.71% XRP $1.3526 ▼ -0.09% SOL $84.7300 ▼ -0.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkodër, qendra sociale mohon dhunën

Një ditë pas ndalimit të drejtoreshës së Qendrës së Zhvillimit Social në Shkodër, Juliana Cepi dhe punonjëses Aida Ymeraj, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre, punonjësit e qendrës kanë reaguar kundër. Ata kanë hapur dyert e qendrës për mediat për të treguar situatën.

Ndërsa mohojnë dhunën, thonë se gjithë historia është sajuar nga një person i larguar nga puna dy vite më parë. Vera Maleci, punonjëse sociale, thotë: “Mbrëmë jam njohur me akuzat. Jam shokuar. Nuk është lidhur askush me pranga në asnjë ambient. Nuk kam dijeni. Është ish-përgjegjësi ai që e ka sajuar këtë dhe do të mbajë përgjegjësi.

Një tjetër punonjëse e qendrës, Vitore Prroni, shprehet: “Këtu ka punuar një punonjës social, I cili është larguar nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës”.

Punonjësit e qendrës kanë nxjerrë para mediave edhe personat që trajtohen aty për të treguar se nuk ka dhunë, por pavarësisht këtyre pretendimeve, Prokuroria e Shkodrës është e bindur se në këtë qendër është ushtruar dhunë.

Sipas prokurorisë, janë zbuluar tre raste të femrave madhore në moshë të cilat kishin qenë shtatzëna dhe kishin kryer aborte të jashtëligjshme.

Ndërkohë që dy të arrestuarat në këtë qendër pritet të dalin para gjykatës për njohjen me masën e ndalimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.