Moda

Shkrepje glamour, fushatat më të bukura publicitare të pasarelave

Sfida për maison me glamour nuk mbyllet vetëm ne pasarele ajo vazhdon edhe ne posterat publicitare te fushatave te reja. Për pranverë/verë 2015 duket se brandet kane dashur te japin maksimumin dhe do te shohim se shpejti shkrepje qe do te qarkullojnë ne revista mode, rruge etj.

Pas konceptit te çdo njërës fushate publicitare janë shume te ndryshme ja cilat janë dhjete fushatat me te bukura publicitare.

Dolce & Gabbana
Ka pak kohe qe dyshja e stilisteve luan me imazhet dhe simbolet e lidhura me traditën siciliane dhe fushata publicitare e brandit për pranverë/verë 2015 duket se kurorëzon një trend te viteve te fundit. Zonja ne moshe te cilat flasin dhe bëjnë shaka midis tyre duke mbajtur me zhdërvjelltësi kurorat e arta me frymëzim spanjoll gjithashtu dhe çantat e dorës super shik te firmës, sepse bukuria nuk ka moshe!

Alexander Wang per H&M
Stilisti i zgjedhur për te krijuar linjën cool te H&M ka synuar për një stil sportiv por shume elegant, dark me pjese te vogla gothic. Vështirë te qëndrosh pa i hedhur sytë modeleve, një dream team qe me një pamje prej deash greke mbajnë veshjet e firmës pa ndrojtje.

Louis Vuitton
Kush është ne kërkim te joshjes orientale do te gjej diçka ne fushatën e fundit publicitare te Louis Vuitton qe ka si sfond pikërisht Indinë. Drita është e bute dhe romantike panorama gjithashtu dhe modeli shkrepjet e Peter Lindbergh bëjnë pjesën tjetër.

Sonia Rykiel
Ne fushatën publicitare te Sonia Rykiel janë zgjedhur pikërisht vajzat e këngëtarit te famshëm Mick Jagger i cili mund te marre fotot dhe ti vendos ne albumin familjare pa asnjë lloj problemi, protagonistet janë Lizzy dhe Georgia Jagger. Stili është me te vërtet cool merite e objektivit Jurgen Teller dhe veshjet e koleksionin nga Julie de Libran për Sonia Rykiel premtojnë mrekulli.

Céline
I beson objektivit te Jurgen Teller edhe Celine por e cila heq dore nga modele te bukura dhe te tonifikuara dhe i besohet tërheqjes se Joan Didion (shkrimtare amerikane). Një zgjedhje kurajoze qe tregon se si mund te joshet edhe me një foto te thjeshte.

Givenchy
Kemi thënë gjithmonë se nëse aktoret nuk do te kishin kaq shume grim do te ishin femra te zakonshme? Por jo te gjitha dhe për me tepër jo Julia Roberts, protagoniste e fushatës se re publicitare pranverë/verë për maison franceze. E pa grimuar dhe me veshje mashkullore, Roberts është përsëri perfekte thjesht magjepsëse.

Prada
Zgjedh  Ethan Hawke, i cili me pamjen e tij është shume cool dhe nëse i shtojmë dhe shkrepjet ne bardhe e zi loja u be bashke me te dhe fushata publicitare e Prada për pranverë/verë 2015.

Saint Laurent
Edhe maison Saint Laurent ka preferuar ti besohet një testimoniali si Joni Mitchell duke shfaqur automatikisht modën e viteve 70′.

Versace
Një over 50 edhe për Versace. Testimonial për firmën Versace paraqitet Madonna, provokuese dhe cool si gjithmonë. Krah te skalitur, model flokësh ne mode, buzëkuq te erret, e bukur, fatale si përherë.

Burberry
Një top modele e djeshme përqafon një top modele te sotme është pikërisht ky përqafim midis Naomi Campbell dhe Jourdan Dunn qe fokusohet fushata publicitare e brandit te famshëm anglez. Ngjyrat janë te mrekullueshme ndërsa s’ka fjale për shkrepjet e Mario Testino i cili ka bere një pune te mrekullueshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button