“Shkrimtarët e shekullit”, Rudina Xhunga promovon librin në Tetovë
Vijojnë festimet për shënimin e festave të nëntorit dhe si pjesë e axhendës së manifestimit “Tetova Feston Nëntorin”, do të jetë edhe promovimi i librit “Shkrimtarët e shekullit” nga autorja Rudina Xhunga, promovim ky i cili do të zhvillohet sot në orë 19:00 në ambientet e Galerisë së Arteve Pamore Tetovë.
Ky libër vjen si një përmbledhje e vyer e disa prej intervistave më të rëndësishme që autorja u ka bërë disa prej shkrimtarëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj.
Është një libër që mbetet si një rrëfim jetësh, ëndrrash, pasionesh, si një rrëfim botësh të cilat mund t’i mbartin dhe t’i posedojnë vetëm shkrimtarët.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.