☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,444 ▲ +0.61% ETH $2,300 ▲ +2.37% XRP $1.3633 ▲ +0.38% SOL $85.3400 ▲ +0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

SHKUP – Der Leyen: BE po e pret Maqedoninë e Veriut

SHKUP, 14 korrik /ATSH-MIA/ – Evropa po ju pret. Duke pritur dhe duke shpresuar se do të bëni edhe një hap drejt Unionit tonë. Sot jam këtu, sepse besoj se ky është momenti që të vazhdoni përpara drejt së ardhmes sonë të përbashkët me Maqedoninë e Veriut si anëtare e plotfuqishme, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj sot para deputetëve në parlament.

”Shteti juaj është kandidat që të bëhet vend anëtar i BE-së që nga viti 2005, ndërsa shumë nga ju këtu dhe shumë të tjerë që mungojnë, keni punuar shumë që të bëheni anëtar i BE-së, por tani të gjithë duhet të shikojmë përpara dhe të punojmë së bashku”, shtoi ajo.

”Në vitin 2009 KE rekomandoi që t’i hapim bisedimet për anëtarësim me ju. Që atëherë vazhdimisht jemi afër jush dhe tani përfundimisht do të mund të jemi në pragun e një hapi vendimmarrës përpara”, deklaroi Der Leyen.

”Dëshmuat guxim dhe vendosmëri, ndërsa Marrëveshja e Prespës ishte shembull për guxim dhe e hapi rrugën për anëtarësim në NATO. Të nderuar deputetë, shumë prej jush do të jenë të frustruar që vendi juaj nuk i ka nisur ende bisedimet e anëtarësimit. Edhe unë jam gjithashtu. KE ka rekomanduar hapjen e bisedimeve në 13 vitet e fundit dhe sigurisht që do të jeni të frustruar që hapja e bisedimeve me BE-në nuk ndodhi menjëherë pas
Marrëveshjes së Prespës. Kjo ishte e hidhur, por t’i kurrë nuk u dorëzove dhe ne të gjithë së bashku nuk u dorëzuam kurrë. Së bashku ne ndoqëm ëndrrën tonë për një Bashkim Evropian dhe së bashku do ta kthejmë këtë ëndërr në realitet”, sipas saj.

”Fillimin e bisedimeve për anëtarësim mund ta bëjmë tashmë javën e ardhshme, me ndërmarrjen e hapit të parë nga propozimi i rishikuar francez. Të gjithë jeni të vetëdijshëm dhe të njoftuar me këtë propozim të rishikuar. I mbron interesat e juaja dhe i merr parasysh hallet e të gjitha palëve. Jini të sigurt se KE gjithnjë ishte afër këtij shteti, në anën tuaj dhe vazhdon të qëndrojë në anën tuaj”, porositi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.