Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 98.12 ▲3.93%
ARI 4,744 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,566 ▼ -1.37% ETH $2,170 ▼ -2.85% XRP $1.3285 ▼ -2.72% SOL $81.8900 ▼ -3.09%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.12 ▲3.93 % ARI 4,744 ▼0.69 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 98.12 ▲3.93 % ARI 4,744 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
09 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Shkup, lirohet nga burgu ish-Ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska

sh-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankullovska doli të mërkuren nga burgu, pas tre vjet vuajtje të dënimit. Ajo qe dënuar fillimisht me gjashtë vjet burg pas akuzash që e ngarkonin lidhur me blerjen e paligjshme të një autoveture Mercedes me vlerë prej mbi 500 mijë eurosh për nevojat e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski. Por, dënimi më pas iu ul në katër vjet heqje lirie.

Gjykata e Apelit në Shkup vendosi që ta lirojë me kusht ish-ministren; Ajo do të kthehej për të vazhduar dënimin nëse deri në tetorin e vitit të ardhshëm kryen një vepër tjetër penale.

Megjithatë, ka një proces tjetër gjyqësor kundër saj lidhur me çështjen e përgjimit të paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Por, ka gjasa, sipas ekspertëve ligjorë, që ajo të lirohet edhe nga këto akuza pas lehtësimeve që parashikon Kodi i ri Penal për bartësit e funksioneve që kanë shpërdoruar detyrën.

Gjatë vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës pranë Shkupit, Gordana Jankullovska kishte shërbyer në bibliotekën e burgut në pavijonin e grave, ndërsa është marrë parasysh fakti se ajo është nënë e një fëmije pesë vjeç i cili “ishte privuar nga kujdesi amënor”, por dhe sjellja e saj shembullore gjatë vuajtjes së dënimit, sipas autoriteteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.