🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,691 ▼ -0.94% ETH $2,084 ▼ -1.35% XRP $1.3926 ▼ -0.78% SOL $87.0000 ▼ -2.12%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Shkup, Mogherini: Italia e mbështet integrimin europian të Maqedonisë

Federica-Mogherini.-525x350Italia si vend kryesues me Bashkimin Evropian beson se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor është nga interesi strategjik i Unionit dhe duhet të mbetet në thelbin e politikës evropiane. Ky është interesi ynë lidhur me stabilitetin, presporitetin, ekonominë dhe për këtë procesi integrues nuk do të jetë i tërësishëm para pranimit të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Këtë e theksoi ministrja italiane e Punëve të Jashtme Federika Mogherini në konferencën e përbashkët për media me nikoqirin e saj shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Italia, siç theksoi Mogherini në takimin me Poposkin, do të vazhdojë të jetë mbështetës i fuqishëm për procesin e zgjerimit të Unionit, dhe se Maqedonia mund të konsiderojë në mbështetje të mëtejshme aktive nga Roma për fillimin e negociatave inkuadruese. Ajo thotë se është e vetëdijshme se emri është çështje kurciale, por nuk është në duart e Italisë e cila do të japë ndihmë në ndërmarrjen e përpjekjeve për zgjidhjen tij. E pyetur cilat hapa konkret Italia do t’i ndërmarrë për tejkalimin e kontestit me Greqinë Mogherini thotë se edhe deklaratat publike tregojnë këtë.

“Në disa faza edhe dhënia e deklaratave nga personat zyrtar në opinion paraqet vetëvetiu porosi politike. Kjo çështje zhvillojehet në suaza të Kombeve të Bashkuara dhe ne e inkurajojmë këtë proces, si dhe veprimin e të dy palëve të përshira” tha Mogherini.

Në ndërkohë, porositi Mogherini, Maqedonia duhet të përqendrohet në reformat në vend dhe dialogun e brendshëm.Ministri Poposki, megjithatë theksoi se kryesimi italian me BE-në e tregon rrugën për integrim të rajonit që është sinjal i rëndësishëm për Maqedonisë në sepse eurointegrimi nuk ka alternativë. Ai u përqendrua në faktin se për Maqedoninë disa herë anulohet fillimi i negociatave për shkak mungesës së dakordimit nga ana e të gjitha vendeve anëtare të Unionit. Në këtë kontekst e përsëriti edhe angazhimin e Maqedonisë për respektimin e obligimeve juridike ndërkombëtare.

“Vlerësoj se nevojitet përkushtim nga të gjitha palët dhe nga të gjitha vendet anëtare ndaj përmbushjes së obligimeve  juridike ndërkombëtare dhe ruajtjen e vlerave themelore dhe parimeve mbi të cilat bazohet Unioni” tha Poposki.

Ai njëherit theksoi bindjen se Maqedonia mbetet e përkushtuar në zbatimin e të gjitha reformave dhe filmin e negociatave. Mogherini sot do të takohet edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Nikolla Gruevski, si dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi. Vizita në Maqedoni është pjesë nga turneu ballkanik i ministres italiane të Punëve të Jashtme Mogerini në cilësinë e presidencës me BE-në.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.