☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,426 ▲ +0.39% ETH $2,185 ▲ +1.27% XRP $1.4204 ▲ +0.06% SOL $92.6000 ▲ +0.52%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Shkupi dhe Athina zotohen për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka realizuar takimin e parë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, pas zgjedhjes së tij në krye të qeverisë greke.

Në takimin e zhvilluar në Athinë është biseduar për dinamikën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila kundërshtohej nga Mitsotakis deri sa ishte në opozitë. Kryeministri maqedonas, Zaev ka thënë se përveç marrëveshjes për emrin është biseduar edhe për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, dhe se me këtë rast, ka siguruar mbështetjen e Greqisë për marrjen e datës së bisedimeve të anëtarësim.

“Theksuam se Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet sipas dinamikës së paraparë dhe për këtë po punojnë të dyja palët. Mua më vjen shumë mirë që kryeministri grek do të luftojë për vendin tonë që përfundimisht të merr datën për nisjen e bisedimeve”, ka deklaruar kryeministri Zaev, pas takimit me homologun e tij grek.

Shkupi dhe Athina, marrëveshjen për emrin e kanë arritur më 17 qershor të vitit 2018. Me këtë marrëveshje – që ishte vlerësuar si historike për shkak të kontestit prej mëse dy dekada – Maqedonia ka ndryshuar emrin në Maqedoni të Veriut. Marrëveshja ka zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

Zbatimi i marrëveshjes është paraparë në disa faza, apo paralelisht me procesin e integrimit evropian. Marrëveshja mes dy vendeve është mbështetur fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare ndërsa SHBA-ja ka thënë se ajo është garantuese e stabilitetit në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.