Shkupi rihap vijën kufitare me Greqinë për refugjatët
Maqedonia rihapi sot vijën kufitare me Greqinë në ndihmë të refugjatëve, por kryesisht ndaj atyre që kanë deklaruar se aspirojnë të akomodohen në Austri dhe në Gjermani, deklaroi për median një zyrtar i policisë.
“Kufiri në postën e Gjevgjelisë është i hapur prej mëngjesit të sotëm, por nuk mund të lejohen veçse ata azilkërkues të cilët kanë specifikuar në dokumentacionin e regjistrimit se dëshirojnë të udhëtojnë në Austri dhe në Gjermani”, deklaroi ky zyrtar në kushte anonimati.
“Kontigjenti i parë i refugjatëve nga një numër i përgjithshëm prej 2 000 personash të bllokuar në shesh kanë mundur të kalojnë kufirin gjatë meditës”, njoftoi media e pranishme në kufirin grek.
”Paraprakisht, autoritetet policore greke informuan shtetasit që ndodheshin në shesh se ishte i nevojshëm regjistrimi dhe deklarimi se në cilin shtet ata dëshironin të udhëtonin”, saktësoi Mohamed Othman, një përfaqësues i pranishëm në shesh i Komisariatit të Lartë të Refugjatëve të OKB-së (UNHCR).