Shkurt, bie transporti i mallrave rritet i pasagjerëve
Sektori i transportit gjatë muajit shkurt ka reflektuar një rënie të volumit të mallrave dhe një rritje të pasagjerëve.
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Shkurt 2017 është 274 mijë tonë.
Krahasuar me shkurt 2016, ky tregues është ulur me 3,0 %. Në portin e Durrësit janë ngarkuar dhe shkarkuar 92,7 % e mallrave e përpunuar në të gjitha portet e vendit.
Rënia është vijimësi pasi edhe gjate vitit të kaluar, porti më i madh në vend uli volumin e përpunimit të mallrave. Në dhjetë vitet e fundit përpunimi i mallrave në këtë port ka pasur luhatje në varësi edhe të përdorimit nga vendet fqinjë si Maqedonia dhe Kosova.
Por edhe pse infrastruktura rrugore me Maqedoninë dhe Kosovën u përmirësua ndjeshëm dekadën e fundit, Porti i Durrësit nuk po mund të marrë rolin që i takon si Port Rajonal.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë, (në ton/kilometër) është rritur 93,5 %, krahasuar me shkurt 2016. Në periudhën dymujore, rritja është 62,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Volumi i mallrave të transportuar me ajër është rritur 7,7 %, në krahasim me shkurt 2016. Në periudhën dy mujore, volumi i mallrave të transportuara është rritur me 6,4 %
Në transportin ajror operojnë 15 shoqëri fluturimi dhe janë kryer 1.554 fluturime ajrore, duke shënuar një rritje me 3,6 %, ndaj Shkurt 2016
Në shkurt 2017, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur 10,2 %.
Transporti ajror i pasagjerëve zë peshën më të madhe me 76,5 %. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.176 persona, krahasuar me Shkurt 2016, ky tregues është rritur 5,7 %.
Që pas krizës së vitit 2008 sektori i transportit dhe magazinimi ka ardhur me ulje të vazhdueshme.