☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.07 ▲0.18%
ARI 4,590 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,667 ▲ +0.17% ETH $2,065 ▲ +0.64% XRP $1.3231 ▼ -2.22% SOL $83.3200 ▼ -0.5%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.07 ▲0.18 % ARI 4,590 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Amerika

Shkurtime në ushtrinë amerikane, largohen 40 mijë trupa në dy vitet e ardhshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë shkurtimin e forcave ushtarake me 40 mijë trupa gjatë dy viteve të ardhshme, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Reforma në ushtri do të përfshijë edhe largimin e rreth 17 mijë punonjësve civilë. Sipas planit të raportuar, deri në vitin 2017 parashikohet që numri i trupave ushtarake të shkojë në 450 mijë.

Në kulmin e konflikteve në Irak dhe në Afganistan, në vitin 2012, ushtria amerikane kishte rreth 570 mijë trupa.

“USA Today” raporton se ushtria amerikane mund të pësojë edhe një tkurrje tjetër me rreth 30 mijë trupa, nëse do të hynë në fuqi në tetor shkurtimet në buxhetin ushtarak.

Rreth 10 mijë trupa ushtarake amerikane ndodhen ende në Afganistan, pasi planet për tërheqje graduale u shtynë deri në 2016-n. Ndërsa në Irak, Shtetet e Bashkuara thuajse i kanë tërhequr të gjitha forcat e tyre ushtarake që prej 2010-ës, kur Obama i dha fund operacioneve në këtë shtet. Aktualisht në Irak ndodhet një personel ushtarak i përbërë nga rreth 3500 persona për të ndihmuar forcat irakiane në luftën kundër ISIS.

Personeli ushtarak i SHBA-ve do të arrijë në nivelin më të ulët që nga 1940, një vit para se Shtetet e Bashkuara të hynin në Luftën e Dytë Botërore, kur ushtria u shtua me rreth 270 mijë trupa aktivë. Ndërsa një vit para sulmeve të 11 shtatorit të 2001, niveli ishte rreth 480 mijë trupa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.