Ekonomia

Shoqata Shqiptare e Bankave, prezanton raportin “Bankat për Shoqërinë”

“Bankat për Shoqërinë”, do të jetë temë e konferencës që do të zhvillohet të hënën në Tiranë, nga Shoqata Shqiptare e Bankave, dhe institucionet e sektorit social në vendin tonë, me qëllim promovimin e rolit të sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të shoqërisë.

Në një njoftim për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave, bën të ditur se, referues në këtë aktivitet do të jenë, Kryetari i Shoqatës së Bankave, Christian Canacaris, Zv Guvernatore, Banka e Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja  dhe drejtues të institucioneve publike dhe private që kanë bashkëpunuar me bankat në projektet e Pergjegjshmërisë Sociale, etj.

Punimet e konferencës do të vijojnë me prezantimin e Raportit “Bankat për Shoqërinë” CSR 2014, i cili është një botim që përmbledh të gjithë aktivitetet që bankat kanë zhvilluar në kuadër të Përgjegjësisë Sociale përgjatë vitit 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button