Libri

Shpallja e “Çmimit Kadare”

Shkrimtari nga Kosova Musa Ramadani është fituesi i edicionit të tretë të “Cmimit Kadare” me romanin e tij Profeti nga Praga.

Çmimi “Kadare” i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, u akordua gjatë  Ditëve Letrare të Razmës. Ky çmim u shpall nga ish ministri i kulturës francez Frederic Miterrand. “Cmimi Kadare” 2017 u akordua nga  Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, ku në listën finale të jurisë ishin 6 autorë me veprat e tyre, nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim.

Juria prej pesë anëtarsh e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu u mblodh për herë të fundit gjayë Konferencës Shkencore “Kujtesa dhe Letersia” e cila u organizua nga Departamenti I Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun të Universitetit Europian të Tiranës.. Shkrimtari Musa Ramadani Vlera e këtij cmimi që përfitoi shkrimtari Musa Ramadani është 10 mijë euro si edhe botimin e librit nga Botimet Mapo.

Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të vecantë si për nga forma ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë I strukturuar në tregime të lidhura fort m njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, I cili një roman për letërsinë, si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër I hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme.

Kush është Musa Ramadani:

Musa RAMADANI (1944-) u lind në Gjilan të Kosovës. Si fëmijë, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku ka përfunduar një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar më pas në Gjilan. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega e Letërsisë dhe e Gjuhës shqipe në Prizren. Nga viti 1965 ka qenë gazetar, recensent teatror dhe redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën “Rilindja”. Shkrimet e para i botoi te revista “Jeta e Re” dhe te javorja “Zëri i Rinisë”. Çmimi i parë për poezi dhe ai i dyti për prozë, në konkursin letrar I zhvilluar në vitin 1968 në Kosovë, e motivuan që t’i përkushtohet letërsisë.

Ceremonia e dhënes së “Cmimit Kadare” 2017 do të zhvillohet në ditët në vazhdim në Universitetin Europian të Tiranës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button