Maqedonia

Shpëtim i vetëm, zgjedhjet e reja parlamentare në vjeshtë

Derisa kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij të VMRO-DPMNE-së janë të involvuar në aferat korruptive që i publikoi LSDM-ja, analistët politikë thonë se në situatën e krijuar janë të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

shp-euml-tim-i-vet-euml-m-zgjedhjet-e-reja-parlamentare-n-euml-vjesht-euml_hdNjohësi i zhvillimeve politike, Alajdin Demiri, thotë se VMRO-DPMNE-ja vështir se do të tërhiqet nga pozicionet e saja, pasi kjo vetëm sa do të dëmtonte rejtingun e kësaj partie edhe ashtu të lëkundur, andaj daljen nga situata e shohin përmes zgjedhjeve të parakohshme, kuptohet, siç thekson ai, duke udhëhequr fushata nacionaliste në kampin e tyre etnik kinse shërbimet e huaja e kanë sulmuar Maqedoninë transmeton Zhurnal.

“Karakteristikë është se VMRO-DPMNE do të shkonë në rritjendhe mbajtjen e rejtingut në aspektin e nacionalizimit se kinse shërbimet e huaja e destabilizojnë Maqedoninë. Atë Gruevski e bën në mënyrë permanente që kur është në pushtet, por, kësaj radhe është duke e tepruar për arsye se nacionalizimi i tij shfaqet në një mënyrë më të egër me qëllim që të fitojë vota.”, shprehet Demiri.

Ndërkoh, Maqedonia së shpejti mund të krijojë qeveri kalimtare ndërsa deri në vjeshtë është e mundur të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ka thënë për Al Jazeera, profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Fon, Mersel Bilalli.

Në intervistë ai flet për skenaret e mundshme për zgjidhje të rastit “Puç” dhe aferën e përgjimeve, rolin e trupit ndërkombëtar si dhe për çështjen në lidhje me tensionet e mundshme ndëretnike dhe ndryshimet në taborin politikshqiptar.

Bilalli thotë se Unioni Evropian për një kohë të gjatë ka pasur fotografi të rrejshme për situatën politike në Maqedoni, dhe të gjitha tensioneve në të, madje edhe ata që treguan se këtu ka diktaturë serioze, i ka ndërlidhur me çështjen e emrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button