Shpifjet e Berishës për humbjen e radhës

Për të dytën herë radhazi grupimi Bashkë Fitojmë i çiftit Meta-Berisha i humbi zgjedhjet në Rogozhinë. Herën e parë me 21 vota më pak dhe të djelën që lamë pas me 1500 vota. Kjo nuk është për t’u çuditur, se opozita ka 12 vjet që i humb të gjitha llojet e zgjedhjeve.Po ashtu ka 12 vjet që, të nesërmen e votimeve, fillojnë ulurimat për vjedhje, manipulime, mashtrime të socialistëve. Këtë ritual Berisha, që nuk përfaqëson as dhe një parti, po vetëm është në krye të një grupimi adhuruesish fanatikë, e përsëriti edhe sot. Akuzat dhe shpifjet e tij gjithmonë bëhen edhe më të pabesueshme. Fyerjet dhe isterizmi i tij kalon çdo cak. Arrin ta quajë qeverinë e zgjedhur nga populli ” qelbësirë” dhe bën thirrje për t’i bërë autopsinë ”kësaj qelbësire”,”këtij regjimi të kalbur”. Shkon edhe më tej duke deklaruar se ” vota e lirë në Shqipëri ka vdekur”. Sipas tij ne kemi një ” narkoshtet”, kemi ” një bandë që drejton me metoda mafioze” ku” klanet e mafies bëjnë ligjin.”




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.