☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.58 ▲1.16%
ARI 5,014 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,709 ▲ +2.44% ETH $2,343 ▲ +7.34% XRP $1.5384 ▲ +5.88% SOL $95.8400 ▲ +3.47%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.58 ▲1.16 % ARI 5,014 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Sporti

Shqipëri-Armeni/ 45 police femra do të ruajnë sigurinë në stadium

Policia e  Elbasanit do të angazhojë 45 police femra dhe 15 polic meshkuj në ruajtjen rendit dhe sigurisë përgjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni, që do të luhet të dielën në orën 18:00’ ne Impiantin “Elbasan Arena” te Elbasanit.

unnamed70Ne fakt një rreshtim i tillë në impiantin “Elbasan Arena” nuk është risi, pasi dhe në ndeshjen ndaj Danimarkës, tetorin e vitit 2014, kur dhe u inaugurua për herë të parë stadiumi i ristrukturuar i Elbasanit, blutë e këtij qyteti kanë vendosur këtë rreshtim, i cili kërkon të mundësojë një marerdhënie më paqësore midis forcave të rendit dhe tifozëve.

Mësohet se drejtues të Policisë së Elbasanit përgjatë  këtyre dy ditëve ( sot dhe nesër) do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtuesit e stadiumit “Elbasan Arena” për përcaktuar në detaj dhe mënyrën se si do të rreshtohen forcat e rendit.

Në ditët e shkuara, Policia e Elbasanit njoftoi se do të ishin në total 320 punonjës policie.  Po ashtu do të bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri te ‘1 Maji’, do të bllokohet rruga nga Bashkia deri te shkolla Pedagogjike, sheshi përpara pallatit të Sportit ‘Tomor Sinani’, si dhe rrethrrotullimi i luleve deri te rrethrrotullimi i Zaranikës. E gjithë shëtitorja kryesore do të jetë në dispozicion të tifozëve, meqenëse do të kenë organizime në vijimësi të këtij aktiviteti.

Hyrja në stadium e sportdashësve do të jetë dy orë përpara ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve në hyrje dhe kontrollin e biletave, të cilat në këtë stadium janë dixhitale. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të mos kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji, fishekzjarrë, shkopinj që mbahen për flamujt, apo sende të tjera që në gjykimin e policisë përbëjnë shkelje të rendit dhe sigurisë.

Stadiumi “Elbasan Arena”, i inauguruar në tetor të vitit 2014 ka një kapacitet prej 11 mijë vende dhe që pritet të jenë plotësisht të shituara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.