☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,291 ▼ -0.61% ETH $1,997 ▲ +0.03% XRP $1.3386 ▲ +0.22% SOL $82.9900 ▼ -0.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Austri, promovim i ndërsjellë në fushën e turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një mëngjes pune në panairin “ITB” Berlin me Sekretaren e Shtetit të Austrisë për Ekonominë dhe Turizmin, Susanne Kraus-Winkler.

“Sinergjia e duhur që bashkëpunimin historik Shqipëri-Austri, partneritetin e rëndësishëm politik për integrimin në BE dhe flukset ekonomike, t’i shtrijmë edhe në turizëm, për promovimin e ndërsjellë, shtimin e vizitorëve gjatë gjithë vitit dhe nxitjen e investimeve austriake në fushën e turizmit falë politikave tejet favorizuese që kemi”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

Shqipëria po merr pjesë në panairin më të rëndësishëm të turizmit, ku po përfaqësohet nën moton “Gjithçka që ju nevojitet ndodhet në Shqipëri”. Ky panair tërhoqi vëmendjen e operatorëve turistikë gjermanë dhe jo vetëm.

Pas pjesëmarrjes së Shqipërisë në “ITB” Berlin, një forum ndërkombëtar turizmi do të mbahet në Tiranë në fillim të prillit, organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.

Më tej, në vjeshtë pritet të organizohet një vizitë e operatorëve turistikë dhe drejtuesve të agjencive turistike japoneze në Shqipëri, një treg i ri për hartën turistike të vizitorëve japonezë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.