Shqipëria dhe Bjellorusia nënshkruan marrëveshjen për heqjen e ndërsjellë të vizave.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Shqipërisë në Rusi e cila njofton se më datë 27 dhjetor u nënshkrua në Moskë marrëveshja për heqjen e ndërsjellë të vizave midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bjellorusisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ambasadorët përkatës në Federatën Ruse, Arben Gazioni dhe Semashko.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të përfundojnë procedurat e ratifikimit nga Parlamentet e të dy vendeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.