🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.95 ▲0.42%
ARI 4,666 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,345 ▼ -0.02% ETH $2,137 ▼ -2.01% XRP $1.4452 ▼ -1.39% SOL $88.8700 ▼ -1.39%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.95 ▲0.42 % ARI 4,666 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Itali-Serbi, mbahet në Tiranë takimi i radhës tripalësh

Sot zhvillohet në Tiranë takimi i dytë i ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, respektivisht Ditmir Bushati, Paolo Gentiloni e Ivica Daçiç, në kuadër të trilateralit mes tre vendeve.

Kjo nismë u iniciua më shumë se një vit më parë dhe vijon takimin e parë trepalësh në nivel Ministrash të Jashtëm mes Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, i zhvilluar në Romë, më 23 janar.

Ky takim synon shkëmbimin e pikëpamjeve dhe diskutimin e një sërë çështjesh të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për rajonin e me gjerë.Bushati-Dacic-takim  Foto Agim Dobi (1)
Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe intensifikimi i bashkëpunimit rajonal, në frymën e procesit të Berlinit dhe duke pasur parasysh Konferencat e Ballkanit Perëndimor në Paris 2016 dhe Romë 2017, si edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat e përbashkëta që po përballemi sot, do të jenë në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, objektiv parësor i të cilit do të jetë përforcimi i urave të komunikimit konstruktiv mbi baza mirëkuptimi.

Gjatë takimit, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë, do të diskutojnë projekte të përbashkëta konkrete, me interes të ndërsjellë, në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit, kulturës, bashkëpunimit rinor etj, duke u fokusuar në identifikimin e metodologjive të reja për realizimin konkret të tyre, por edhe në zgjerimin e mëtejshëm të nismave rajonale.

Bushati-Dacic-takim  Foto Agim DobiTakimi trilateral do të paraprihet nga takime të veçanta të ministrit të jashtëm Bushati me ministrat Gentiloni dhe Dacic, ne oren 10:00 dhe 11:00. Më pas, rreth orës 15:00, në Pallatin e Brigadave do të ketë një konferencë për shtyp ku do të jepen dhe konkluzionet e takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.