☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.29 ▼1.32%
ARI 4,710 ▲2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $71,078 ▲ +1.49% ETH $2,162 ▲ +0.05% XRP $1.4598 ▲ +0.03% SOL $89.7100 ▲ +0.35%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,710 ▲2.26 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.29 ▼1.32 % ARI 4,710 ▲2.26 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kinë, takime B2B në fushën e agrobiznesit

Identifikimi i potencialeve për investime dhe zhvillim në sektorin e bujqësisë, mes Shqipërisë dhe Kinës, do të jenë në qëndër të takimeve B2B, që do të zhvillohen më 12 maj në Tiranë, mes delegacionit kinez dhe atij shqiptar me përfaqësues të biznesit nga sektori i agroindustrisë.

Burime nga Këshilli Agrobiznesi Shqiptarë bëjne të ditur se me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të organizohen takime B2B ndërmjet biznesmenëve shqiptarë dhe atyre kineze, që operojnë në sektorin e perimeve, teknologjive bujqësore, agrobiznesit etj.

Kjo iniciativë vjen në kuadër të rivitalizimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kinë në fushën e bujqesisë, si dhe në mision të funksioneve që ka AIDA në mbeshtetje të zhvillimit të sipërmarrjes dhe biznesit në bashkëpunim me Departamentin e Bujqësisë, Provinca Hebei, Kinë.

Misioni tregëtar kinez ka në përbërje të tij, përfaqësues nga kompani të afirmuara tashmë agrare, jo vetëm për tregun kinez por edhe më gjerë, ndër të cilët jane: Li Juntian, Kryetari i Gu’an Xinglu Green Vegetable Co., Ltd. Wang Yuhuai, Kryetari i Suning Lvyuan Vegetable Technology Service Co., Ltd. Wu Fengbao Menaxheri i Përgjithshëm i of Fengning Rongda Agriculture Co., Ltd. Yang Xianqiang ,Menaxheri i Përgjithshëm Huahe Agriculture Technology Development Co., Ltd dhe Wen Zhizhong , Drejtori i Përgjithshëm i Luanping Xingchunhe Agriculture Co., Ltd.

ooIntensifikimit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinënë fushën e bujqësisë, i ka paraprirë nënshkrimi në Tiranë i memorandumit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, midis Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe Zv.Ministrit të Bujqësisë së Kinës, Niu Dun, ne tetor te vitit 2014.

Ky memorandum konsiston në thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Kinë në fushën e akua-kulturës, përmirësimin racor të kafshëve dhe bimëve, përpunimin bujqësor, mekanizmin bujqësor dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve bujqësore.

Ministri Panariti ka theksuar se zyrtarizimi i bashkepunimit mes dy ministrive do të ndihmoje ne ndërtimin e mekanizmave te duhur për të institucionalizuar bashkëpunimin.

“Ajo që vlen për t’ u përmendur është se të dy vendet bëjnë një hap përpara për të pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe frytedhënës në fushën e bujqësisë dhe unë mendoj që brenda vitit të ardhshëm do të ndërtojmë të gjithë kuadrin institucional dhe ligjor në të cilën do të kemi mundësi për të mbështetur projektet në fushën e bujqësisë, në fushën e ushqimit dhe në atë të peshkimit”, ka deklaruar Ministri Panariti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.