☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 96.55 ▲2.19%
ARI 4,443 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,415 ▼ -4.57% ETH $1,991 ▼ -4.26% XRP $1.3338 ▼ -2.95% SOL $83.0300 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 96.55 ▲2.19 % ARI 4,443 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kroaci, plan bashkëpunimi në fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për 2024-2026

Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan dje në Zabreb planin e bashkëpunimit në fushën e Shëndetit dhe Mjekësisë për vitet 2024-2026, bazuar në marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar në Tiranë më 27 tetor 2003.

Plani i ri i bashkëpunimit u nënshkrua dje në Zagreb nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, dhe ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Beros në kuadër të vizitës zyrtare që delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Kroaci.

Shqipëria dhe Kroacia do të thellojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë  në disa aspkete me interes reciprok kryesisht në fushat si: kujdesi shëndetësor parësor, edukimi dhe kërkimi shëndetësor, shëndetësia elektronike dhe siguria kibernetike, turizmi shëndetësor dhe shërbimi i urgjencës mjekësore.

Ministrat e Shëndetësisë së Kroacisë dhe Shqipërisë janë të vendosur për thelluar bashkëpunimin edhe për Programin e Transplantit si dhe produktet medicinale dhe pajisje mjekësore.

Koçiu dhe Beros u dakordësuan që të shtrijnë bashkëpunimin edhe në fushat e tjera si, shkëmbimi i informacioneve për programet shëndetësore, shkëmbimin e botimeve dhe literaturës edukative për shëndetin në përputhje me nevojat dhe aftësitë e palëve, shkëmbim të ekspertëve dhe grupeve të studimit, programet afatshkurtra të bashkëpunimit; pjesëmarrja e përfaqësuesve dhe ekspertëve të palëve në aktivitete shkencore dhe në projektet e ndërmarra;  trajnime të specializuara për punonjësit shëndetësorë dhe akordimin e bursave për specializantë nga Shqipëria në Kroaci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.