Politika

Shqipëria çel negociatat për anëtarësim me BE, Rama: Integrimi çështje për ‘jetë a vdekje’. Shembëm drejtësinë e korruptuar

16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit., Shqipëria çeli sot negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në konferencën e parë ndërqeveritare, mbajtur në Bruksel, kreu i qeverisë Edi Rama, e konsideroi aëntarësimin në BE, një cështje për ‘jetë a vdekje’, ndërsa u shpreh se vendi do të vijojë në përmbushjen e sfidave.
Ndër të tjera Rama u ndal edhe në sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare, për të cilin tha se po sulmohemi nga një vend armiqësor me BE-në.

“Ia dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë e më të fortë. Nuk ka të bëjë vetëm për ne bëhet fjalë për të ardhmen europianë. BE ka qenë më shume se sa raporte apo shkresa. Kërkimi ynë për europën do ishte kthyer në një pune jo frymëzuese, nëse nuk ndodhi është se për kombin shqiptar është një cështje për jetë a vdekje. Edhe pse u shtynë padrejtësisht për tre vite, ne vijuam edhe me më shumë këmbëngulje.

Sot Shqipëria është vendi më i avancuar në rajon, por themelet për një sistem drejtësie, që mund t’i besohet më në fund pas shekujsh. Shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar. SPAK dhe BKH janë thelbësor në këtë epokë të re. Nëse pak vite më parë, mund të kishit pyetur dikë për një politikan pas hekurave, do kishin qeshur me ju. Sot askush nuk ka imunitet. Barazia përballë drejtësisë është e mundshme dhe e arritshme.

Qëndroj këtu si lider i një maxhorance, të zgjedhur në mënyrë demokratike, që nuk ka mbrotjur askënd nga drejtësia. Sigurisht shumë hije të së shkuarës vijojnë, kjo është arsyeja pse jemi këtu.
I bashkohemi SHBA si penëmbajtëse për luftën në Ukrainë, do vijojmë të luajmë rol kyc në konfigurimin e ri gjeopolitik. Ndjekim një rrugë konsistente me BE nga viti 2014, mbi politikën e jashtme. Iniciuam nismën Ballkanike të quajtur Open Balkan.

Dua të kujtoj se nuk do jenë vetëm 2 por 4 nga 6 shtete të Ballkanit. Në një zonë si Ballkani, do të thotë më pak fantazma nga historia në jetën tonë politike. Duke qenë 4 vende për t u bashkuar me BE përgjysmohet fryma e ndarjes. Pavarësisht zhgënjimeve BE nuk është një projekt që do të përfundojë një ditë. Ndihma pas tërmetit, gjatë pandemisë, investimet, kanë luajtur një rol për vendin tonë. Pozicioni ynë ekonomik të jetë në përpjestim me shtetet anëtare të BE.

Do angazhohemi në planet e veprimit të transportit dhe për të zgjeruar korsitë e gjelbërta. Do investojmë në ndërlidhjen kombëtare dhe rajonale. Nga ana tjetër duam të bëhemi kampion rajonalë të epokës dixhitale. Tek flasim po luftojmë ndaj një sulm kibernetik, nga një vend armiqësor me BE, por sistemi ynë po reziston. Ne jo vetëm do vijojmë të raportojmë periodikisht, por do gjejëm mënyra për të rritur cilësinë.

Në të njëjtën kohë do punojmë për sfidat dhe mundësitë për anëtarësimin në BE. Ndërsa ne festojmë me entuziasëm sot, nuk kemi qënë kurrë më të vetëdijshëm për sfidat. Shumë europianë, duhet ta kuptojnë se BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka për BE. Shumë që nuk kuptojnë cfarë e motivoi projektin duhet ta shohin tani. Ka nevojë për një europë të rinovuar. Po, është një luftë e vazhdueshme: Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut.” u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button