☁️
Tiranë 18°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,332 ▼0.45%
DOW 49,594 ▼0.63%
NASDAQ 25,764 ▼0.29%
NAFTA 95.77 ▲0.73%
ARI 4,720 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $80,104 ▼ -1.46% ETH $2,292 ▼ -2.24% XRP $1.3906 ▼ -2.37% SOL $88.3900 ▼ -0.8%
S&P 500 7,332 ▼0.45 % DOW 49,594 ▼0.63 % NASDAQ 25,764 ▼0.29 % NAFTA 95.77 ▲0.73 % ARI 4,720 ▲0.54 % S&P 500 7,332 ▼0.45 % DOW 49,594 ▼0.63 % NASDAQ 25,764 ▼0.29 % NAFTA 95.77 ▲0.73 % ARI 4,720 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në drejtësi – Ministri francez Darmanin: Sistemi shqiptar po ecën me hapa konkretë

Shqipëria dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, duke forcuar partneritetin në reformën e sistemit, modernizimin e legjislacionit penal dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zgjodhi të flasë drejtpërdrejt me studentët e drejtësisë për rolin që ata do të kenë në të ardhmen e sistemit, duke e vendosur theksin te përgjegjësia individuale dhe standardet europiane të drejtësisë.

Në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, Gogu u shpreh se sundimi i ligjit nuk është një slogan politik, por një mënyrë e përditshme funksionimi e shtetit.

“Sundimi i ligjit do të thotë që pushteti i nënshtrohet ligjit, që çdo qytetar është i barabartë para tij dhe që të drejtat e njeriut janë garanci reale në çdo proces”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se partneriteti mes Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri dhe asaj franceze është rinovuar, duke kontribuar në rritjen e profesionalizmit të sistemit.

Ministri Gogu, theksoi se ky bashkëpunim shtrihet në disa drejtime konkrete, nga rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, te forcimi i kapaciteteve në sistemin e magjistraturës.

Duke iu drejtuar studentëve, ministri e lidhi drejtpërdrejt reformën në drejtësi me rolin e brezit të ri, duke nënvizuar se sistemi nuk konsolidohet vetëm përmes institucioneve, por përmes njerëzve që e zbatojnë atë.

“Reforma ka ndërtuar institucione më të forta dhe një standard që nuk kthehet pas. Por ky standard nuk mbahet vetë mbahet nga ju, nga vendimet që do të merrni çdo ditë”, u shpreh Gogu.

Ai theksoi se integrimi europian nuk është thjesht një objektiv politik, por një standard konkret që matet me mënyrën se si funksionon drejtësia dhe si trajtohet qytetari në praktikë.

Në fjalën e tij, ministri ndaloi edhe te rëndësia e procesit të rregullt ligjor, barazisë së palëve dhe transparencës, duke i cilësuar këto si shtyllat mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve te drejtësia.

Nga ana e tij, ministri francez Gérald Darmanin vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri si “ambicioze dhe mbresëlënëse”, duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës për integrimin europian të vendit.

“Sistemi i drejtësisë në Shqipëri po ecën me hapa konkretë. Reforma që keni ndërmarrë është jashtëzakonisht ambicioze dhe mbresëlënëse, dhe është thelbësore për procesin e integrimit në Bashkimin Europian “..”

Ai konfirmoi se Franca do të vijojë të mbështesë Shqipërinë përmes ekspertëve, magjistratëve dhe profesorëve në rishikimin e legjislacionit penal.

“Jemi shumë të lumtur që t’ju mbështesim përmes ekspertëve, magjistratëve dhe profesorëve tanë në rishikimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës”

Darmanin nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në fusha të ndjeshme si sekuestrimi i pasurive kriminale, sistemi penitenciar, shkëmbimi i informacionit dhe inteligjencës, si dhe përgatitja e brezave të rinj të juristëve përmes Shkollës së Magjistraturës.

“Jam i impresionuar nga puna e bërë në Shkollën e Magjistraturës. Marrëveshja e rinovuar mes dy shkollave tona është një garanci për rritjen e profesionalizmit dhe për përgatitjen e brezave të rinj të juristëve.”

Ai e cilësoi reformën shqiptare si ambicioze dhe mbresëlënëse, duke e parë si një element kyç për integrimin europian të vendit.

Ministri francez nënvizoi se praktikat e Shqipërisë në sekuestrimin e pasurive kriminale, përgatitjen e magjistratëve dhe menaxhimin e sistemit penitenciar janë shembuj frymëzues që mund të shërbejnë edhe për Francën. Ai e cilësoi reformën shqiptare si ambicioze dhe mbresëlënëse, duke e parë si një element kyç për integrimin europian të vendit.

“Mund të frymëzohemi nga praktikat tuaja në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale. Ajo që po bëni këtu në Shqipëri është një shembull që mund të shërbejë edhe për Francën. Faleminderit për bashkëpunimin në fushën e burgjeve, në shkëmbimin e informacionit dhe në ndihmën juridike të ndërsjellë. Ky partneritet do të vazhdojë dhe do të forcohet më tej.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.