Shqiperia fiton 1 me 0 me Portugaline
Shqipëria e ka filluar në mënyrë magjike rrugëtimin për ‘Euro 2016’ duke e mposhtur Portugalinë në udhëtim me rezultat 1-0.
Përkundër mungesës së Cristiano Ronaldos në formacion, skuadra vendase pati epitetin e favoritit dhe e diktoi ndeshjen në fraksionin e parë.
Megjithatë, me raste kuqezinjtë e kishin posedimin dhe rrezikonin portën e Rui Patricios.
Nani nxori në pozitë të mirë Vieirinhan pas një gabimi të Agollit, por porta mysafire mbeti e paprekur. Në fund të fraksionit të parë, Balaj rrezikoi për shqiptarët, kurse Pepe për portugezët.
Kuqezinjtë e nisën furishëm pjesën e dytë. Ata rrezikuan menjëherë me dy shanse, ndërsa i treti rezultoi i saktë.
Odise Roshi ishte arkitekti i golit. Ai e kaloi Costan dhe dërgoi një harkim të mrekullueshëm në zonë, ku e priti Bekim Balaj për të shënuar me vole (52’).
Pas golit të pësuar, vendasit filluan të tregoheshin më të rrezikshëm. Ata krijuan raste, ndërsa e goditën edhe shtyllën. Po ashtu, edhe Nani ka mundur të shënojë kur në rast e nxori Coentrao.
Shqiptarët vazhduan të mbroheshin mirë, ndërkohë që vendasit përpiqeshin të shënojnë pa sukses.
Pas xhiros së parë, Shqipëria ndan vendin e parë në Grupin I me Danimarkën që mposhti Armeninë me rezultat 2-1. /
Bekim Balaj GOAL – Portugal 0-1 Albania by MyNaturalSistas