☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.26 ▲1.85%
ARI 4,716 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,942 ▲ +0.2% ETH $2,097 ▲ +1.51% XRP $1.3415 ▲ +0.99% SOL $83.0800 ▼ -0.43%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.26 ▲1.85 % ARI 4,716 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria fiton në arbitrazh ndaj Hydro-S.R.L: Beketi duhet te paguaje paraprakisht 14.2 milione euro

Shqipëria fiton në abitrazhin ndërkombëtar kundër Hydro SRL, me aksioner Francesco Becchettin për çështjen e koncesionit të hidrocentralit të Kalivaçit.

Kompania italiane pati paditur në tetor të 2014, në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, Republikën e Shqipërisë, duke kërkuar zgjidhjen e marrëveshjes së koncesionit të hidrocentralit të Kalivaçit, për faj të Shqipërisë dhe njëkohësisht duke kërkuar një dëmshpërblim prej 137 milion euro dhe mbulim të kostove të procesit në arbitrazh.
Qeveria e Shqipërisë nga ana saj paraqiti kundër padi, duke pretenduar se ka qenë Hydro SRL që nuk ka përmbushur kontratën e koncesionit duke i shkaktuar një dëm prej 158 milionë euro. Krahas pagesës së këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej rreth 13 milion euro.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e kompanise italiane duke e ngarkuar me faj për mospërmbushjen e Kontratës. Abitrazhi ka vendosur në favor të Shqipërisë duke detyruar Hydro SRL që të paguajë 13 milionë euro kamat vonesa dhe të gjithë kostot ligjore dhe të procesit të arbitrazhit që shkojnë në 1,2 milionë euro.

Në një vendim të dytë, Trupa e gjykimit do të vendosë vlerën e dëmshpërblimit që investitori italian do të duhet t’i paguajë Shqipërisë për mospërmbushjen e kontratës së koncesionit bashkë me të gjithë interesat dhe kostot e tjera të zbatueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.