☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.10 ▼5.68%
ARI 4,566 ▲3.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,314 ▲ +0.49% ETH $2,179 ▲ +1.03% XRP $1.4220 ▲ +0.3% SOL $92.4700 ▲ +0.73%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.10 ▼5.68 % ARI 4,566 ▲3.73 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.10 ▼5.68 % ARI 4,566 ▲3.73 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëria hap negociatat me BE, por me një kusht

Komisioni Europian do të miratojë në 9 nëntor 2016 vendimin historik për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga burime zyrtare në Bruksel, të cilat pohojnë se “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave por me kusht, rezultate konkrete nga reforma në drejtësi”.

Metodologjia do të jetë e njëjtë me atë të vitit të kaluar, ku për secilin nga kapitujt do të vlerësohet progresi i bërë. Burime zyrtare nga Brukseli pohojnë për “BalkanWeb” se “ligji i vetting-ut i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike nuk do të jetë pengesë për dhënien e rekomandimit, pasi me reformën në drejtësi, është plotësuar kushti kryesor për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë për hapjen e negociatave”.

Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në Këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo. Marrja e një rekomandimi pozitiv për Shqipërinë është arritja e dytë më e madhe pas marrjes së statusit të vendit kandidat në 2014.

Tashmë, Shqipëria është një hap i madh përpara në procesin e integrimit, ndërkohë që zbatimi i reformës në drejtësi, pra rezultatet e para të saj duket do të jenë kushtet që do të kërkojë në vijim Bashkimi Europian për të çelur negociatat.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka kërkuar që zbatimi i reformës në drejtësi të bëhet përmes procesit të integrimit, pasi kapitujt që do të hapen të parët do të jenë 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Ky vendimi i BE-së për të dhënë rekomandimin pozitiv këtë vit, lidhet edhe me zgjedhjet që do të bëhen në shumë prej vendeve anëtare, veçanërisht në Gjermani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.