Ekonomia

Shqipëria ka potencialin të bëhet Greqia apo Italia e ardhshme në bujqësi

Sektori shqiptar i bujqësisë po lulëzon, shkruan faqja e njohur e internetit për industrinë e produkteve të freskëta, freshplaza.com.

”Gjatë dy viteve të fundit, Miron Topçiu nga L&B Fruits 2006, thotë se prodhimi frutave dhe zarzavateve është rritur me 30%. Kompania përbëhet nga rritës frutash dhe zarzavatesh që i jep atyre një prodhim të kombinuar prej 90 hektarësh, duke i bërë një ndër prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri”, shkruan ky portal.

“Këtu kemi shumë mundësi. Zona jonë prodhuese është nën nivelin e detit, gjë që na ofron një mikro-klimë dhe së bashku me tokën e pasur bën që kushtet për bujqësi të jenë të shkëlqyera. Klima bën të mundur gjithashtu prodhimin gjatë gjithë vitit. Filluam të eksportojmë vetëm pesë vite më parë, por boom-i që kam parë gjatë dy viteve të fundit është ngacmues”, thotë Mironi.

”Produkti kryesor është domatja që mund ta gjesh gjatë gjithë vitit, në dy cikle, nga mars-gusht dhe më pas përsëri në tetor deri në janar. Kjo kohë e vitit do të thotë prodhim i zarzavateve të dimrit. Roni thotë se ata janë aktulisht të zënë me preshin, lakrën, brokolin dhe lulelakrën”, shton kjo faqe.

Gjatë gjithë vitit, ata rrisin edhe disa produkte të tjera që përfshijne kastravecat, luleshtrydhet, mandarinat dhe hudhrat.

“Çmimet në Shqipëri janë 20-30 për qind më të ulëta sesa çmimet në tregjet në Itali dhe Greqi pavarësisht se këto vende kanë vendosur çmime javore, çmimet tona ndryshojnë çdo ditë, ndonjëherë disa herë në ditë. Kjo mund ta bëjë të vështira tregtinë, por mund të sjellë gjithashtu shumë mundësi”, vazhdoi Mironi.

Bashkë me mundësitë e eksportit, Miron thotë se ai e ndjen se ka pafund mundësi investimi në sektorin e bujqësisë.

”Ne kemi mundësi të mira për bujqësinë, jo vetëm sepse tokat tona janë të pasura, klima është perfekte dhe krahu i punës i lirë, por sepse jemi edhe në një pozicion logjistik shumë të mirë. Investitorët italianë dhe izraelitë, në veçanti, kanë bërë shumë investime në teknologjinë e serrave, por unë mendoj se sapo kemi fillur të gërmojmë. Potencialet janë gjigante”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button