☁️
Tiranë 18°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,655 ▲ +1.38% ETH $2,233 ▲ +2.04% XRP $1.3453 ▲ +0.4% SOL $84.2100 ▲ +1.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria nën dëborë. Rrugë e fshatra të bllokuar

Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta. Situata me rrugë të bllokuara e shkolla të mbyllura vazhdon edhe sot.
Mësimi është ndërprerë në të gjithë shkollat e Qarkut Dibër, ku ka fshatra të bllokuara dhe akse rurale që kalohen me zinxhirë. Trashësia e dëborës në Peshkopi shkon mbi 40 cm, ndërsa në zonat mbi 800 m shkon deri në 1 metër.

E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi, me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stërblevë. Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative shkon nga 50 deri në 80 cm.

Edhe në Lezhë vijuan reshjet në qytet, ndërsa superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, e cila dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet.

Dëborë ka rënë gjatë natës edhe në qytetin e Elbasanit, ndërsa raportohet bllokimi i aksit Librazhd-Stëblevë. Të vetmet segmente rrugore të cilat kanë probleme në Korçë janë Dardha dhe Qarri, që kalohen me zinxhirë.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur edhe Shkodrën të mbuluar nga bora. Me probleme mbeten zonat e thella malore të Dukagjinit e Pukës, që janë të izoluara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.