🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,957 ▲ +0.7% ETH $2,246 ▲ +1.33% XRP $1.3577 ▼ -0.12% SOL $84.9900 ▲ +0.34%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, shpenzimet ushtarake 41 USD/frymë ndër më të ultat në rajon dhe botë

Shqipëria është ndër vendet që realizon shpenzime të ulëta ushtarake. Sipas të dhënave të SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) për vitin 2015, Shqipëria llogariti shpenzime në 41 dollarë për frymë. Kjo është një ndër shifrat më të ulëta në rajonin e Ballkanit (përjashtim bën Kosova me 27 USD/banorë), por edhe në Europë e më tej, edhe pse është një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas të dhënave, Maqedonia llogariti shpenzime ushtarake për frymë në vitin 2015 në 51 USD; Mali i Zi në 104 USD/banorë, ndërsa Greqia në 457 USD/banorë e Italia në 390 USD/banorë.
Ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për banorë renditet Norvegjia me 1,147 USD/banorë.
Ndërsa Franca llogariti për vitin 2015 shpenzime ushtarake në 783 USD banorë, Gjermania e kishte këtë shifër në 477.
Këto vlera tregojnë shifrën e parave të shpenzuara për çdo banorë (përfshi këtu edhe fëmijët) dhe nuk marrin në konsideratë fuqinë.
I njëjti burim tregon edhe përqindjen që zënë këto shpenzime në raport me PBB-në, ku për Shqipërinë kjo shifër ishte 1.14% për vitin 2015. Në SHBA, shpenzimet ushtarake për vitin 2015 në raport me PBB-në ishin 3.3%, në Kinë në 1.9% dhe në Japoni në rreth 1%

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.