☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria U-20, tjetër humbje

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem ka pësuar humbjen e pestë në Kampionatin Europian, Divizioni B, që është duke u zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ashtu sikurse në ndeshjen ndaj Zvicrës, edhe ndaj Sllovakisë ka ardhur një tjetër humbje me dy pikë diferencë në një ndeshje të cilët tanët e kanë kryesuar në pjesën më të madhe të takimit. 19-15 perioda e parë për tanët. Më pas 27-16 e dyta për kuqezinjtë, të cilët në pushim kanë kryesuar 46-31. Madje edhe periodën e tretë e kanë fituar po lojtarët tanë, 15-14 dhe në total 61-45. Por pikërisht perioda e katërt dhe e fundit ka qenë shkatërruese për tanët, të cilët e kanë menduar ndeshjen e fituar dhe janë pushtuar nga euforia. 27-9 për Sllovakinë, që përmbys në 72-70.

Në këtë ndeshje, lojtari më i mirë i Shqipërisë së moshës deri në 20 vjeç, Xhuljan Tola me 21 pikë të shënuara, 11 kapje topi në tabelë, 5 asiste, 4 bllokime të aksionit të kundërshtarit dhe 1 rrëmbim të topit të kundërshtarit në aksion e sipër. Dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë janë të shtunën në ora 11:00 me Luksemburgun dhe të dielën në ora 09:00 me Azerbajxhanin për të mbyllur pjesëmarrjen në Europianin e moshës deri në 20 vjeç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.