☁️
Tiranë 10°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.23% ETH $2,241 ▲ +2.31% XRP $1.3499 ▲ +0.44% SOL $84.3200 ▲ +1.42%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Shqiptarët në Maqedoni: Shpallet Republika e Iliridës

ilirida_934693229“Territori i Republikës së Iliridës, përfshinë territorin historik të shqiptarëve, nga qyteti i Manastirit në jug deri në Kumanovë. Kryeqyteti i Republikës së Iliridës ka qenë dhe është  Shkupi”.

Kështu Nevzat Halili me shokës, në sheshin Skënderbeu në Shkup shpalli Republikën e Iliridës.

Ata kërkojnë formimin e organeve qendrore dhe nacionale, por me përfaqësim absolutisht të barabartë, të të dy republikave dhe etniteteve brenda kufijve ekzistues.

Nevzat Halili u kërkoi Institucioneve të Maqedonisë të miratojnë vendimin, për të cilin thotë se është vullnet i popullit. Ai kërkoi gjithashtu nga kryeparlamentari Trajko Veljanovski dhe kryeministri Gruevski të shpallin referendum për të pyetur qytetarët nëse duan të jetojnë në konfederatën e re. Halili madje edhe u kërcënua.

‘Nëse këto kërkesa tona paqësore, nuk pranohen, injorohen apo dikush e dëmton ndonjë aktivist të Institucioneve të Republikës Iliridës, ta dinë se ne të gjithë do të përgjigjemi si popull, si një, duarthatë,  por të drejtën e vetëvendosjes e kemi mbajt dhe e mbajmë si e kanë mbajtur dhe e mbajnë të gjithë popujt e botës’, tha Nevzat Halili, “Kryetari i Iliridës”.

Në sheshin Skënderbeu nuk mungoi muzika dhe flamujt kombëtar shqiptar.

Në aktin shpalljes së republikës së Iliridës, përkundër ftesës, munguan liderët e partive politike shqiptare dhe ambasadorët e SHBA-së dhe OSBE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.