☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.89 ▲0.98%
ARI 4,606 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,630 ▼ -1.59% ETH $2,039 ▼ -1.7% XRP $1.3151 ▼ -2.72% SOL $80.6900 ▼ -4.28%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.89 ▲0.98 % ARI 4,606 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqiptarët një popull i varfër, por udhëhiqen nga të pasurit

Open Data Albania ka zbardhur deklarimin e pasurisë të kryebashkiakëve që drejtojnë Bashkitë e Shqipërisë, disa prej tyre kanë pasuri që tejkalon shifrën 1 milion euro.

Në vend të parë renditet kryetari socialist i bashkisë së Pukës. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka deklaruar një pasuri prej gati 6 milionë euro. Gjonaj zotëron disa apartamente, magazina, por edhe biznese, përfshirë gjysmën e hotel-turizmit në Pukë. Të gjitha këto pasuri, sipas deklarimit të Gjonajt, kanë ardhur nga aktiviteti i biznesit përpara se ai të bëhej kryebashkiak.

Eduard Kapri, kryebashkiaku i Pogradecit, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, renditet në vendin e dytë. Edhe pse në deklarimin e tij nuk i ka konvertuar në vlerë pronat që zotëron, kryebashkiaku i Pogradecit është pronar i 45 apartamenteve në Shëngjin, me sipërfaqe mbi 3000 metra katrore dhe 37 bodrumeve të tjera në Lezhë.

Në vendin e tretë renditet kryetarja socialiste e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Zonja Bufi ka disa apartamente, trojeve dhe biznese, me vlerë totale 1.5 milionë euro. Burimi i këtyre parave, sipas deklarimit, është nga emigracioni.

Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, renditet i katërti në listë. Sipas deklarimit, pasuria e tij, përpara se të zgjidhej, ishte mbi 1.3 milionë euro.

Fiqiri Ismaili, kryebashkiaku demokrat i Vorës, qytetit të vogël pranë Tiranës, ka një pasuri rreth 1 milionë euro. Ai zotëron 5 apartamente, dyqane dhe një biznes imputesh bujqësore.

Në vendin e 6 dhe të 7 renditen dy figura të njohura të partisë socialiste, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini. Kryetari i Bashkisë së Durrësit zotëron një pallat 11 katësh, disa troje dhe magazina, të cilat kanë një vlerë rreth 650 mijë euro. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit zotëron 640 mijë euro pasuri të patundshme, pjesa dërrmuese e të cilave në Fier.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.