☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,344 ▲ +0.32% ETH $2,299 ▲ +2.27% XRP $1.3613 ▲ +0.13% SOL $85.3400 ▲ +0.33%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqiptari, koka e biznesit të drogës në Londër, 45 vite burg për bandën që përdorte “pizza” si kod për kokainën

Udhëhiqte çdo veprim dhe kontrollonte çdo lëvizje të qarkullimit të drogës në rrugët e Nottingham dhe Londrës. Lorenc Hoxha, 37 vjeç, me origjinë shqiptare ishte “koka” e bandës së drogës, e cila ditën e enjte ( 3 Gusht) ka dalë para gjykatës së Nottingham-it.

Hoxha së bashku me katër persona të tjerë dy prej të cilëve nga Nottingham u dënuan me 45 vite burg, për përfshirjen e tyre në një komplot për trafik kokaine të cilësisë së pastër.

Disa nga të pandehurit pranuan përfshirjen e tyre trafikimin e drogës, ndërsa të tjerët  u gjetën fajtorë nga një juri.

Kokaina mendohet të ketë vlerën e 1 milion paund  dhe Hoxha përdorte si kod fjalën “pizza“.

Kodi “pizza” përdorej në mesazhe nga Hoxha për të fshehur lëvizjet sekrete të sasive të kokainës që shpërndaheshin në të gjithë zonën ku ata operonin.

Disa nga mesazhet që zbuloi polica në telefonin e Hoxhës ishin: Si është pica e re?, Kur të dëshironi pica, mund të vini t’i merrni, etj.

Hoxha, banues në Mansfield Road, u dënua me  12 vjet e tre muaj burg.

Gjykatësi Timothy Spencer tha se  Hoxha udhëhiqte të gjithë rrjetin e trafikut të kokainës.

“Ai është i përfshirë në secilën ngarkesë, ai kishte kontroll mbi furnizimet që bënin të pandehurit  si dhe persona të tjerë që nuk janë në bankën e të akuzuarve”.

Hoxhën kishte leje të pacaktuar qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Klinsi Rexha, 18 vjeç, me origjinë nga Shqipëria mendohet se ka qenë krahu i djathtë i Hoxhës.

Ai shkoi në Angli për të jetuar me kushëririn e tij në maj të vitit të kaluar.

Avokati i tij, Philip Bown, tha se klienti i tij Rexha  ishte në Italia dhe më pas në Suedi. “Prej aty ai erdhi në Britani të Madhe dhe kërkoi azil politik”.

Një tjetër trafikant i cili u dënua ishte Grant Deane, 37 vjeç, nga Dunbar Street, Liverpool. Ai  u dënua me gjashtë vjet burg.

Ameer Singh, 28 vjeç, nga Mayfield Avenue, Exeter, u gjet fajtor për shpërndarjen e parë të kokainës. Ai u dënua me 13 vjet burg.

Hardeepak Singh, 28 vjeç, i The Point, Nottingham, u dënua me shtatë vjet dhe tetë muaj.

Të gjithë këta kanë bashkëpunuar me Hoxhën në periudha të ndryshme dhe kanë bërë shpërndarjen e kokainës në destinaionet që urdhëronte 37- vjeçari shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.