Ekonomia
Shtator 2014, Stoku i rezervës valutore arriti 2.21 miliardë euro
Në fund të muajit shtator 2014, stoku i rezervës valutore ishte rreth 2.21 miliardë euro, nivel ky i mjaftueshëm për mbulimin e 5.3 muaj importi të mallrave dhe të shërbimeve dhe e 182% të borxhit të jashtëm afatshkurtër, duke ju referuar faqes zyrtare te Bankes se Shqiperise dhe raportit të publikuar me keto te dhena në muajin mars.
Sipas BSH-se, mjetet e rezervës valutore u zgjeruan me rreth 154 milionë euro, në fund të tremujorit të tretë të vitit 2014. Kjo ecuri, pozitive veren institucioni qendror bankar, u ndikua kryesisht si pasojë e rritjes së mjeteve të vendosura në trajtën e “SDR-ve (Special Drawing Rights)” dhe rënies së mjeteve në formën e “mjeteve të tjera të rezervës”.