☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.98 ▲1.58%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,149 ▲ +0.88% ETH $2,109 ▲ +2.41% XRP $1.3419 ▲ +1.57% SOL $83.4200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.98 ▲1.58 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shtyhet deklarata e FMN-së, zgjaten negociatat

FMN do të mbajë qëndrim për skandalin e bankës. Diskutime për investimet dhe borxhet

Nga Zamir Alushi

Cani FMNDeri mbrëmë vonë nuk u arrit të mbylleshin bisedimet mes delegacionit të FMN-së dhe stafit të ekspertëve të Ministrisë së Financave, të kryesuar nga ministri Shkëlqim Cani. Të pranishëm në bisedime kanë qenë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe zëvendësguvernatorja e BSH-së, Elisabeta Gjoni. “Negociatat e zgjatura dhe axhenda e ngjeshur na detyrojnë që të shtyjmë publikimin e deklaratës”, tha një burim pranë grupit të ekspertëve të Financave. Mësohet se ka pasur diskutime të vështira për destinacionin e të ardhurave të krijuara. “Performanca e mirë e Tatimeve dhe Doganave ka krijuar një debat pozitiv, se ku do të përdoren këto fonde. Qeveria këmbëngul për investime publike, ndërsa FMN-ja rekomandon për t’i kanalizuar këto para në shlyerjen e borxheve të qeverisë”, tha burimi zyrtar. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Nadeem Ilahi kishte paralajmëruar për dje mbylljen e vizitës dyjavore në Tiranë pas një shqyrtimi të ecurisë së zbatimit të kushteve të huas së FMN-së dhe të parametrave të financave publike. Ky është një mision rutinë tashmë, në fund të të cilit i dërgohet bordit ekzekutiv të FMN-së në Uashington një deklaratë, miratimi i së cilës do të thotë dritë jeshile për këstin e radhës të huas. Që pas akordimit të kredisë prej 330 milionë eurosh për Shqipërinë, këto vizita të ekspertëve të FMN-së vlerësojnë çdo 3 muaj ecurinë ekonomike në vend. Sipas kalendarit të marrëveshjes, Shqipëria do të marrë këstin e radhës në shumën e 27 milionë eurove në fillim të tetorit. Në vizitën e fundit, FMN-ja ka dhënë rekomandimet edhe për rishikimin e buxhetit 2014, por edhe për hartimin e buxhetit për vitin 2015. Të dyja këto kërkesa janë në zbatim e sipër. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar kreu takime me përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it etj. Në fokus të bisedimeve ishin situata makroekonomike, zhvillimet dhe perspektiva, të dhënat rreth rritjes ekonomike, inflacioni, performanca e të ardhurave, ecuria e taksave, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, reformat në sektorët e energjisë, pensioneve etj., investimet e huaja, niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme, buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet dhe investimet. Në përfundim të bisedimeve, pritet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e shefit të misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, guvernatores së komanduar të BSH-së, Elisabeta Gjoni.

Misioni

FMN, qëndrim për skandalin e bankës

Vizita e delegacionit të FMN-së përkoi me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë, e cila është pjesë e mbikqyrjes së këtij misioni. Vetëm disa ditë pasi ish guvernatori Fullani u takua me FMN-në në selinë e Bankës së Shqipërisë, ndodhi arrestimi I tij nga prokuroria. FMN, pas insistimit të medias, ishte shprehur se duhej pritur të përfundonte hetimi, megjithatë një qëndrim zyrtar do ta mbante në konferencvën për shtyp pas përfundimit të misionit 2-javor. Por, në konferencën e radhës do të jetë pasuesja e tij, guvernatorja në detyrë, Elisabeta Gjoni. FMN, shumë kohë më parë ka bërë vërejtje në një raport të sajin për mënyrën e auditimit të Bankës së Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.