🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,669 ▼0.69%
DOW 46,567 ▼0.91%
NASDAQ 22,328 ▼0.67%
NAFTA 98.15 ▲2.74%
ARI 4,867 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,855 ▼ -3.04% ETH $2,224 ▼ -5.12% XRP $1.4564 ▼ -3.56% SOL $89.7600 ▼ -5.06%
S&P 500 6,669 ▼0.69 % DOW 46,567 ▼0.91 % NASDAQ 22,328 ▼0.67 % NAFTA 98.15 ▲2.74 % ARI 4,867 ▼2.81 % S&P 500 6,669 ▼0.69 % DOW 46,567 ▼0.91 % NASDAQ 22,328 ▼0.67 % NAFTA 98.15 ▲2.74 % ARI 4,867 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Shtypi gjerman: Dy fytyrat e Vuçiçit

Mediat gjermane shkruajnë sot për tendosjet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit. Vuçiçi po tregon disa fytyra…

Gazetari i të përditshmes “Frankfurter allgeimeine Zeitung” Michael Martens shkruan për “Dramën hekurudhore në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar”.

Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. “Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënur me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai. Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliçin – vet Nikoliçi!

Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t’i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiçi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit.”

„Vuçiqi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiçi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes.

Por pushteti i Vuçiçit funksionon ndryshe. Vuçiçi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiçi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste.”

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës.

Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta Danas e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviçit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiçit nuk ishte i mirë.”

Ende nuk ka paqë të qendrueshme

Kryeredaktori i portalit Telepolis Florian Rechler shkruan: “Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyjreve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore.”

„Së bashku me ministrin e Mbrojtes Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugoslavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin “Patkoi”, ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut…  […] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprilë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë…”, shkruan Telepolis.

„Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosvë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësië (2008)… në këtë rajon ende nuk ka paqë të qendrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.